Partizani dhe Teuta i bëjnë “dhuratë” vendin e parë Vllaznisë!
Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Partizani dhe Teutës, e cila përmbylli javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Një barazim ky që i shkon për shtat Vllaznisë, që ngjitet në vend të parë, duke kryesuar e vetme.
“Demat e Kuq”, u shfaqën disi më superiorë në përballjen e sotme, edhe pse rastet e rrezikshme në portat respektive nuk ishin të shumta.
Vlen të theksohet një moment i dyshimtë në minutën e 74-t, ku Bitri gjeti rrugën e rrjetës, teksa goli u anulua për pozicion jashtë loje.