Sulmuesi nga Kosova ishte titullar për skuadrën e tij dhe asistoi në minutën e 13-të, në golin e shënuar nga Sokol Cikalleshi.
Për Bytyqin ky ishte asistimi i pestë këtë edicion në Superligën e Turqisë, që nga janari kur iu bashkua Konyasporit.
Bytyqi ishte pjesë e listës së gjerë të Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit mars, por në atë përfundimtare nuk u përfshij nga përzgjedhësi Bernard Challandes.
Por anësori fantastik mund të përfundojë tek Kombëtarja e Shqipërisë, pasi bashkëlojtari i tij te Konya, Sokol Cikalleshi po e kërkon një gjë të tillë.
Cikalleshi ka postuar në Instagram golin e fitores, derisa ka falënderuar Zymer Bytyqin për asistimin duke i thënë se e duan në Kombëtaren shqiptare, shkruan telegrafi. “Goli i vetëm dhe i fitores në ndeshjen e sotme. Faleminderit Zymer Bytyqi, të duam në Kombëtaren e Shqipërisë”, ka shkruar Cikalleshi.