Agim Ibraimi thirret nga Maqedonia e Veriut për sfidat e muajit mars!
Pas Ferhan Hasanit, edhe Agim Ibraimi, do t’i bashkohet përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, për 3 sfidat e muajit mars.
Golashënuesi i Kukësit, fillimisht nuk ishte pjesë e listës së bërë publike nga trajneri Angelovski, por për shkak të situatës kaotike të Koronavirusit, Zjakov, Kostadinov dhe Triçkovski, nuk mund të bashkohen me skuadrën.
Kësisoj trajneri maqedonas, e ka parë të arsyeshme të ftojë Agim Ibraimin, i cili rikthehet në ekipin përfaqësues, pas një kohe të gjatë. Ibraimi gjatë karrierës së tij regjistron 39 paraqitje ekipin A të Maqedonisë të Veriut dhe ka të shënuar 7 gola.