Manchester Utd zhgënjen, eliminohet nga FA Cup (Kupa e Anglisë).
“Djajtë e kuq” nuk e kaluan sfidën në stadiumin “King Power” në Leicester.
Leicester City shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Manchester Utd, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Për Leicester Cityn realizuan futbollistët Iheanacho (24' e 78'), Tielemans (52') dhe për Manchester Utd Greenwood (38').
Në gjysmëfinale do të takohen Chelsea - Manchester City dhe Leicester City -Southampton.