Ndeshje e bukur është zhvilluar në Firencë mes Fiorentinës dhe Milanit.
Skuadra e Milanit ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Fiorentinës, në takimin e javës së 28-të të Serie A.
Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit, Milani fiton me përmbysje.
‘Rossonerët’ avancuan me 0:1, ishin në disavantazh me 2:1 dhe fituan me 2:3.
Gol ka shënuar edhe veterani francez Franck Ribery por nuk i ndihmoi për të fituar pikë skuadrës nga Firenca.
Për Fiorentinën shënuan Pulgar (17'), Ribery (51') dhe për Milanin Ibrahimoviç (9'), Diaz (57'), Calhanglu (73').
Milani mban vendin e dytë me 59 pikë, ka 6 me pak se rivali i përbetuar Interi dhe Fiorentina renditet i 14-ti me 29 sosh.