Atletico Madridi shënoi fitore të vështirë me rezultat 1:0 kundër Alaves-it.
Djelmoshat e Diego Simeones ishin me fat, pasi që futbollisti i Alaves, Joselu, dështoi nga penalltia në minutën e 86-të.
Uruguaiani Luis Suarez është trim i fitores së skuadrës nga Madridi, me golin që e realizoi në minutën e 54-të.
Pas 28 jave në Kampionatin e Spanjës, Atletico udhëheq kreun me 66 pikë, ka gjashtë më shumë se Reali dhe shtatë se Barcelona, ndërsa Alaves është i 19-ti me 23 sosh.