Cristiano Ronaldos iu dhurua një fanellë përkujtimore me mbishkërimin ‘GOAT’ nga Juventus për të festuar 770 golat e tij në karrierë.
Ronaldo shënoi një hat-trick fundjavën e kaluar për të kaluar golat e legjendës së Brazilit, Pele, me 767 gola.
Dhe para ndeshjes të së dielës në ligë, presidenti i klubit Andrea Agnelli i dhuroi 36-vjeçarit një fanellë të veçantë për arritjen e tij të jashtëzakonshme.
Ronaldo pozoi me fanellën e tij ‘GOAT 770’ para fillimit të ndeshjes së bashku me Agnellin.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, gjithashtu ka pesë gola në karrierë për Sporting CP për të mos përmendur 102 gola për Portugalinë.
Ai duket se shumë shpejtë do të thyej edhe rekordin e Ali Daei, me 109 gola – më së shumti gola të shënuar me ekipin kombëtar.