Tottenhami i kthehet qetësisë pas debaklit në Zagreb

Futboll

Tottenhami i kthehet qetësisë pas debaklit në Zagreb

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:18
Tottenhami i kthehet qetësisë pas debaklit në Zagreb

Skuadra e Tottenhamit sado kudo i kthehet qetësisë në Premier League, pas debaklit në Europa Leagu, ku u eliminuan nga Dinamo e  Zagrebit, me humbjen me rezultat 3:0. 

Tottenhami si mysafirë sonte shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Aston Villës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Villa Park” në Birmingham. 

Golat u shënuan nga futbollistët Carlos Vinicius (29') dhe Harry Kane (68'-nga penalltia). 

Tottenham zë vendin e gjashtë me 48 pikë dhe ka shtatë më shumë se Aston Villa që renditet i dhjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat