Ajaxi i Amsterdamit nuk ka rivalë në Eredivisie.
“Harkëtarët” përfituan nga humbja 2-0 e PSV-së ndaj AZ Alkmaar, duke e çuar në 11 pikë diferencën më ndjekësit më të afërt.
Skuadra e drejtuar nga ten Hag shkatërroi 5-0 Den Haagun e vendit të fundit e praktikisht titulli në Holandë duket se është “zaptuar” përfundimisht nga kryeqytetasit.
Pesë gola dhe pesë autorë të ndryshëm, duke nisur nga Rensch, Brobbey, Alvarez e Tadiq në pjesë ne parë e Klassen në fraksionin e dytë. Ajaxi tashmë do t’i përqendrojë forcat në Europa League, ku e pret përplasje me Romën.