Kombëtarja e Kosovës U-21 natën e sotme (e diel) kishte planifikuar që të udhëtonte për Katar.
Fluturimi i “Shpresave të Kosovës” është anuluar për shkak të motit me borë që po mbretëron në Kosovë.
“Zeri" mëson se aeroplani i kompanisë “Turkish”, me të cilin ishte planifikuar që të udhëtonte Kosova nuk ka arritur që të aterojë në Aeroportin “Adem Jashari” për shkak të borës së madhe.
Kosova pritet që ditën e hënë të marrë rrugë për në Katar.
Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave.
Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars.
Këto ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhësit gjerman Michael Nees për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, që do të luhet më 8 qershor në Prishtinë.