Shtyhet për nesër udhëtimi i Kombëtares së Kosovës U-21 për në Katar 

Futboll

Shtyhet për nesër udhëtimi i Kombëtares së Kosovës U-21 për në Katar 

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:31
Shtyhet për nesër udhëtimi i Kombëtares së Kosovës U-21 për në Katar 

Kushtet e rënduara atmosferike që po mbretërojnë në vendin tonë kanë bërë që udhëtimi i paraparë i Kombëtares U21 drejt Dohës të shtyhet për të hënën.

Në fakt, stafi i Kombëtares U21 dhe lojtarët të dielën në mbrëmje kanë pritur disa orë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, por moti i ligë e ka pamundësuar fluturimin fillimisht drejt Stambollit e më pas drejt Dohës.

Kësisoj, udhëtimi i Kombëtares U21 parashikohet të ndodhë nesër, por gjithçka varet nga kushtet atmosferike, pra nëse do të ketë fluturime nga aeroporti “Adem Jashari”.

Dardanët e rinj në Doha është planifikuar që t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares U21 të Katarit, më 26 dhe 29 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat