Presidenti i Napolit, Aurelo De Laurentiis ka thyer heshtjen të cilën klubi kishte që nga 14 shkurti.
Napoli përballej me disa probleme të brendshme, ku flitej shkarkimi i Gattusos dhe zëvendësimi i tij.
Napoli pas presionit mediatik, kishte vendosur që asnjë zyrtar i klubit të mos prononcohej për media. Pra, ata nuk janë prononcuar që nga 14 shkurti, as në konferencat për shtypin pas ndeshjeve.
Por, pas fitores së djeshme ndaj Romës, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili ka thyer heshtjen përmes llogatisë së tij në rrjetin social, Twitter.
“Bravo Gattuso, bravo skuadra. Përpara kështu! Forza Napoli”, kishte shkruar De Laurentiis në Twitter.