Allegri: Bentancur nuk mund të luajë në pozitën e tanishme

Futboll

Allegri: Bentancur nuk mund të luajë në pozitën e tanishme

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:36
Massimiliano Allegri

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për Juventusin.

Allegri ishte i ftuar në SkySport në një bisedë me analistët.

Ai foli për mbarëvajtjen e Juventusit, por u ndal të flasë edhe për problemet.

Njëri nga problemet sipas italianit është edhe pozita e Bentancur.

“Sipas mendimit tim, ai nuk mund të luajë para mbrojtjes”, tha ai.

“Mund të luajë një ndeshje, apo dy, por jo pesë”, shtoi ai.

“Edhe me mua luante në atë pozitë, por zihej në pozitë të keqe shpesh”, tha Allegri.

“Ka një ritëm të lojës të papërshtatshëm, sepse ndalet, mendon dhe pastaj luan”, përfundoi Massimiliano Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat