Paredes thumbon Tuchelin

Futboll

Paredes thumbon Tuchelin

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:46
Leonardo Paredes, ka thumbuar ish-trajnerin e tij, Thomas Tuchel

Mesfushori i Paris Saint Germain, Leonardo Paredes, ka thumbuar ish-trajnerin e tij, Thomas Tuchel.

Tuchel u shkarkua nga PSG rreth katër muaj më parë dhe tani është duke shkëlqyer me Chelsean ku ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG doli në krye të Ligue 1 të dielën kur mposhti Lyonin, pas ndeshjes, Paredes u shpreh i kënaqur me fitoren, por pati disa fjalë “thumbuese” për ndryshimin që ka ndodhur në klub.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar me Pocchetinon”, tha ai.

“Më herët, kishte gjëra që nuk funksiononin, neve na është dashur një ndryshim mental”, tha Paredes.

“Tani, ne punojmë më shumë si skuadër së përpara”, përfundoi Leonardo Paredes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat