Situata me COVID-19, lojtarët e Interit i bashkohen Kombëtares italiane

Futboll

Situata me COVID-19, lojtarët e Interit i bashkohen Kombëtares italiane

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Lojtarët e Interit që janë grumbulluar nga Kombëtarja italiane, kanë marrë leje që ti bashkohen bashkëlojtarëve.

Lojtarët si Nicolo Barella, Alessandro Bastoni dhe Stefano Sensi kanë mbetur në kampin “Nerazzurr” pavarësisht faktit që Kombëtarja e Italisë ka filluar stërvitjet.

Tani, sipas “SkySportItalia”, në Inter kanë dalë rezultatet e testimit të skuadrës. Sipas artikullit, rezultatet janë të gjitha negative, por një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv.

Përkundër kësaj, lojtarët italianë të Interit kanë marrë dritën e gjelbër për tu bashkuar me Kombëtare.

Ndërsa edhe Antonio Conte do të mund të stërvisë lojtarët që ka në dispozicion, pasi që skuadra ishte në karantinë ditët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat