Arlind Ajeti është rikthyer tek Kombëtarja e Shqipërisë pas disa viteve mungesë.
Arlind Ajeti është rikthyer tek Kombëtarja e Shqipërisë, ai u shpreh tejet i kënaqur me vendimin e selektorit, Eduardo Reja dhe deklaroi se është i gatshëm të jap 100% për Kombëtaren.
“Më duket që ka kaluar një kohë shumë e madhe, jam shumë i lumtur që rikthehem. Kombëtarja jonë ka pasur gjithmonë një grup të mirë, siç është edhe tani”, tha ai.
“Të gjithë më kanë pritur mirë dhe kjo më bën të ndihem akoma më mirë. Kur jemi në kombëtare të gjithë luajmë me zemër dhe japim shpirtin. Ndeshjet që vijnë janë të vështira dhe ne nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar”, shtoi ai.
“Do të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin dhe siç e thashë këto ndeshje, sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë sepse kemi luajtur këtu dhe e dimë ç’farë fushe e vështirë është kjo. Ne duhet të japim 100%”, tha mbrojtësi.
“Ne jemi profesioniste, e njohim njëri tjetrin, kemi ndeshje në këmbë dhe njohja me njëri-tjetrin na bën më të lehtë dhe pavaresisht kohës së pakët në dispozicion për të përgatitur ndeshjet, jam optimist se do ja dalim” tha Ajeti.
“Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. Edhe Franca me një emër të madh ka pasur vështirësi, e dimë se çfarë na pret dhe duhet të fokusohemi te gjërat që na jep trajneri”, përfundoi Arlind Ajeti.