“Barcelona ishte në bisedime për kthimin e Neymarit, por bordi e zgjodhi Griezmannin”

Futboll

“Barcelona ishte në bisedime për kthimin e Neymarit, por bordi e zgjodhi Griezmannin”

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:50
Neymar

Eric Abidal ka thënë se, derisa po punonte si drejtor sportiv në Barcelona, ka mundur ta kthente Neymarin në Camp Nou në vitin 2019, por bordi i klubit kishte vendosur ta blinte Antoine Griezmannin në vend të tij.

Për kthimin e brazilianit në Barcelonë ishte përfolur gjatë para se katalonasit t’i fillonin bisedimet me Paris Saint-Germainin për një marrëveshje të mundshme për.

Në fund, Barça vendosi ta blejë Griezmannin për një shumë të lartë nga rivali Atletico Madrid, por Abidal këmbëngul se nëse do të merrej parasysh kërkesa e tij në atë kohë, Neymari do të ishte kthyer në Camp Nou.

Ish-mbrojtësi i Barçës Abidal tha për The Telegraph: “Dhjetë ditë para përfundimit të afatit kalimtar dimëror, shkova në Paris për të biseduar me Leonardon (drejtorin sportiv të PSG-së) dhe isha me shefin tim ekzekutiv dhe biseduam për Neymarin”.

“Fakti se CEO erdhi në PSG me mua, nënkupton se ne kishim mundësi ta kthenim Neymarin. Sikur mos ta kishim blerë Griezmannin paraprakisht, mendoj se 100% do ta kishim riblerë Neymarin, sepse ne kishim nevojë për një anësor në sulm dhe Neymari ishte i mahnitshëm në kohën e tij në Barcelonë. Ne kishim nevojë për një anësor, por presidenti vendosi ta blejë Griezmannin”, shtoi ai.

“Njëri prej argumenteve kundër Neymarit ishte sepse ai e kishte një rast në gjykatë kundër klubit, prandaj nuk ishte e lehtë. Bordi tha se ai duhej ta tërhiqte rastin në gjykatë nëse dëshironte të kthehej. Sipas mendimit tim, unë kam mundur ta ktheja Neymarin por nuk ndodhi”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat