Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Anglisë!
Është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 72-vjeçare, ish-futbollisti i Anglisë, Fran Uorthington, teksa humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve 1970 duke spikatur me talentin e tij.
Gjatë karrierës 24-vjeçare, Uorthington është aktivizuar me Lestërin, Hadërsfilldin, Lidsin, Boltonin, etj, duke u konsideruar si Xhorxh Besti i lojtarëve puntore.
Ish-sulmuesi numëron 8 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e “3 luanëve”, ndërkohë që në total në futbollin anglez realizoi 266 herë në 882 ndeshje.