Sot ka ndërruar jetë Isa Shabani, ish kryetari i klubit të futbollit Ballkani nga Therenda.
Lajmi konfirmohet nga trajneri therandas Zymer Elshani.
“Vdiq ish kryetari KF Ballkanit, Isa Shabani”, shkruan Elshani në profilin e tij në facebook.
I ndjeri Shabani ka kontribuar për futbollin therandas dhe ka qenë shembull për të gjithë.
Elshani tregon se ai ka qenë kryetar në vitet e pasluftës në KF Ballkanin.