Milani po “studion” tregun për merkaton e verës.
Në pritje të rinovimit të Ibrahimovic, drejtuesit kuqezi kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën në repartin e avancuar.
Sipas mediave italiane, klubi nga “Milanello” ka gati planin për t’i shkëputur Bolognës, Riccardo Orsolinin, i cili është i lidhur me skuadrën e drejtuar nga Mihajlovic deri në vitin 2022.
Për t’ia rrëmbyer 24-vjeçarin klubit emilian, “djalli” është gati të shpenzojë 18 deri në 20 milionë euro për sulmuesin.