Sot do të mësohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në zyrat e FFK-së, nga ora 13:00, do të hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës
Katër skuadrat që kanë arritur deri këtu janë Prishtina, Llapi Dukagjini (Klinë) dhe Istogu.
Në këtë fazë të garave kanë arritur dy skuadra nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë.
Prishtina u kualifikua pasi që mposhti Feronikelin me anë te penalltive, po ashtu Istogu eliminoi A&N përmes penalltive, ndërsa Llapi mposhti Trepçën’89 me rezultat 2-1, derisa Dukagjini fitoj 1-0 ndaj Drenicës.
Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me nga dy ndeshje në sistemin vajtje-ardhje.