Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Afrim Tovërlani, trajneri më i trofeshëm në 22 vitet e pasluftës në Kosovë, ka kritika të ashpra. Ai shpërthen me disa raportime, sipas tij me lajme të rrejshme!
“Marre duhet me ju ardhë të gjithë atyre që po shkruajnë e shpërndajnë lajme të rreme për lojtarët e Kosovës.
Si duket disa mezi po pritni e po kënaqeni me pas ngjarje të këqija në kampin tonë e mu ngut kush ma i pari po shkruani e folni! O të mjer pritni le të kryhen tri ndeshjet e radhës e pastaj analizoni e kritikoni me argumente.
Nuk duhet Kosova kështu, jeni shume patëtik!!!”, reagon ashpër Tovërlani.