Portieri i talentuar dhe me të ardhme të ndritur përpara, 19-vjeçari nga Cërriku, Vokli Laroshi, është grumbulluar sërish me Kombëtaren Shpresa kuqezi.
Paraqitja shumë e mirë me Turbinën ka bërë që trajneri Alban Bushi ta ketë sërish në vëmendje Laroshin, për t’i dërguar një tjetër ftesë.
Kjo për kapitenin e Turbinës është arritje e madhe dhe motivim më shumë për të ecur përpara në karrierë.
Në grumbullimin e Shpresave, Laroshi do të japi më të mirën e tij siç ka bërë edhe më herët.
Një ftesë kjo që krenon edhe qytetin e vogël të Cërrikut pasi kanë përfaqësuesin e tyre te moshat e kuqezinjëve..