Berisha: E nisim nga zero, takimi ndaj Lituanisë është shumë i rëndësishëm
Është duke u zhvilluar konferenca për shtyp e Kombëtares së Kosovës në prag të sfidës së parë për këtë vit, ndaj Lituanisë e cila zhvillohet nesër në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, është shprehur se ky takim është shumë i rëndësishëm, edhe pse e karakterit miqësore.
“Të tri lojët janë të rëndësishme, edhe miqësorja është e rëndësishme ngase është takimi i parë i këtij viti, shumë moti nuk kena lu bashkë, është sikur e nisim nga zero” – u shpreh ai.
“Takimi ndaj Lituanisë do të jetë i rëndësishëm pasi më pas vinë edhe takimet kompetitive që janë shumë më të forta dhe rëndësishme” – përfundoi ai.
Kujtojmë që Kosova luan nesër me fillim nga ora 20:45.