Kategoria e Dytë sa vjen e bëhet edhe më shumë interesante, sidomos në garën për kreun dhe ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Janë katër ekipe që luftojnë për vendin e parë dhe të dytë dhe duke parë kalendarin, gara pritet që të reservojë edhe të papritura në renditje, përmë tepër qëedhe diferenca e pikëve është e vogël në propabilitet me ndeshjet që zhvillohen.
Sfida mes Devollit dhe Maliqit është shtyrë sërish. E programuar për të dielën që lamë pas, sfida e juglindjes në Kategorinë e Dytë, grupi B, u shty prej rreshjeve të dendura të dëborës, me FSHF që fillimisht caktoi datën 24 mars për zhvillimin e saj.
Por, duke parë gjendjen e fushës dhe rreshjet që kanë rëne së fundmi në Devoll, kanë rënduar impiantin dhe si rrjedhojë klubet kanë vënë në dijeni edhe FSHF-në, e cila i ka dhënë kohë klubit vendas duke shtyrë me 24 orë sfidën. Më poshtë edhe një postim i klubit maliqar..