Kampionët e Italisë, Juventus-i, janë të qartë përsa i përketë të ardhmes së Cristiano Ronaldo-s. Nëse ylli portugez vendos të largohet, klubi që kërkon ta transferojë do duhet të paguajë 25 milionë euro.
“Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ne nuk do ta lëmë atë të largohet”, këto ishin fjalët e Fabio Paratici-t të Juventus-it, pas humbjes suprizuese ndaj Benevento-s. Por, gjithsesi shenjat janë që ai do të largohet këtë verë.
Ky sezon ka qenë katastrofik për Juventus-in. Bardhezinjtë janë elemuniar nga Liga e Kampionëve dhe duket se edhe shpresa për kampionatin po humbet dita ditës.
Ngjarjet e ndodhura te Juventus-i kërkojnë revolucion në ekip, ku nuk shpëton as Andrea Pirlo e as lojtarët. Por, për revolucion te lojtarët kërkohen investime me peshë dhe për këtë gjë, Ronaldo mund të sakrifikohet.
Juventus-i në situatën aktuale e ka të pamundur të bëjë investime të mëdha në merkato, sepse portugezi është shumë i kushtueshëm për arkat e klubit. Në total, midis pagës dhe kostos së transferimit krijohet një amortizim prej 87 milionë eurosh në sezon.
Dëshira e Ronaldo-s është të rikthehet në Madrid. Madrilenët nuk duken shumë të bindur për këtë transferim, pasi kërkojnë të investojnë te të rinjtë si Kylian Mbappe ose Erling Haaland-i.
Gjithsesi klubi që do kërkojë të afrojë Ronaldo-n do duhet të paguajë 25 milionë euro. Në këtë mënyrë Juventus-i mbyll “gropën” financiare të shkaktuar nga transferimi i Ronaldo-s.
Nëse oferta nuk vjen, Juventus-i nuk do e ketë problem ta mbajë portugezin edhe për një vit deri në përfundimin e kontratës. Padyshim bardhezinjtë as nuk e detyrojnë të qëndrojë dhe as nuk e detyrojnë të largohet. Fati i tij qëndron pikërisht në duart e tij.