Pep Guardiola është një revolucionar dhe vazhdon të kërkojë horizonte të reja.
Trajneri katalanas, siç ka bërë të ditur Daily Mail, ka përfshirë në stafin e tij katër shkencëtarë.
Objektivi është ati që t’i bëjë më komplekse stërvitjet e Manchester City-t të tij, duke marrë një numër më të madh të dhënash dhe duke i studiuar në çdo aspekt.
“Punësimi i katër astrofizikantëve do të shërbejë kryesisht për të monitoruar çdo aksion të çdo lojtari”, ka shpjeguar Brian Prestidge, drejtori i teknologjisë i City Football Group, “nëpërmjet një teknologjie 3D që përdor mmë shumë telekamerat”.
“Ky projekt nuk do të ketë të bëjë vetëm me Manchester City-n, por edhe klubet e tjerë të City Football Group, mes të cilëve Neë York City FC, Girona dhe Troyes”.