E përditshmja spanjolle, Marca, ka raportuar se mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, është lënduar.
Ai pritet të mungojë për një periudhë dy javore, që nënkupton se do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool.
Valverde raportohet të jetë lënduar në ndeshjen ndaj Celta Vigos, të cilën Real Madrid e fitoi me rezultat 3-1.
Në atë ndeshje, është lënduar edhe Toni Kroos i cili nuk do të luajë me Gjermaninë për ndeshjet kualifikuese.