Challandes është pyetur nga gazetarët pse nuk është grumbulluar Daku për ndeshjet e marsit.
Ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Nuk është problemi i Superligës por konkurrencës së ekipes” Daku ka qenë me ne në muajin nëntor, ku ka pasur periudhë të mirë në vjeshtë, e kam parë në disa ndeshje, në ndeshjen kundër Llapit, Besës dhe dy ndeshje të tjera”, tha trajneri.
“Ai është një lojtar interesant dhe mund të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës në një të ardhme të afërt. ai nuk ka qenë i gatshëm tani, unë jam selektor dhe bëjë zgjedhjen e lojtarëve që janë më të gatshëm, kam bërë zgjedhje duke gjykuar formën e tyre të tanishme.
Nuk besoj se është i gatshëm për tani”, përfundoi ai.