Kosova dhe Lituania takohen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshje miqësore, që është edhe ndeshje e pare mes dy shteteve.
Pra, Kosova dhe Lituania nuk janë takuar asnjëherë mes vete dhe mbetet të shihet sonte se kush do triumfojë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe i paraprin ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” më 28 mars takohen me Suedinë dhe më 31 mars me Spanjën. Kurse, lituanët me Zvicrën dhe Italinë.
Kosova në vitin e kaluar kishte regjistruar rezultate të dobëta, pavarësisht se kishte arritur ta mbyll me fitore vitin 2020, duke regjistruar paraprakisht gjashtë humbje e dy barazime.
Lituania gjatë vitit të kaluar kishte zhvilluar vetëm tetë ndeshje, por kishte shfaqur formë të mirë dhe në ngritje.