Zlatan Ibrahimoviç është në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës, që është e para për ne në eliminatoret për Kampionatin Botëror.
Gazetari Sky Sport Italia, Manuele Baiocchini, ka thënë se sulmuesi i Milanit do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ndeshje kjo që zhvillohet të enjten nga ora 20:45.
Pastaj, do të vlerësohet situata nga stafi mjekësor dhe do të vendoset nëse 39-vjeçari do jetë titullar edhe ndaj Kosovës (më 28 mars) apo të këtë më pak minuta, duke kujtuar se sulmuesi shtatlartë ishte i lënduar së fundmi.
Kurse, për miqësoren ndaj Estonisë (më 31 mars), sulmuesi me prejardhje boshnjake nuk pritet të paraqitet fare.
Kujtojmë se Zlatan Ibrahimovic u rikthye tani te Kombëtarja e Suedisë, pas pesë viteve.