Skuadra e futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, ka bërë të ditur se futbollisti i tyre është ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë U-21.
“Edhe një futbollist i yni tek kombëtarja!
Kësaj radhe bëhet fjalë për futbollistin e klubit tonë Elmir Lekaj , i cili ka marr ftesën për të qenë pjesë e kombëtares Shqiptare U21.
Lekaj ka qenë pjesë e kombëtares edhe në kategoritë U17 dhe U20.
Kryesia e klubit, dhe shtabi teknik i Arbërisë, i dëshiron shëndet dhe suksese futbollistit Lekaj, duke i kërkuar ta bëjë më të mirën e tij!”, njofton KF Arbëria.