Wijnaldum më pranë Barcelonës!
Georginio Wijnaldum, i cili ndodhet në grumbullim me kombëtaren holandeze për kualifikueset e Botërorit 2022, ku do të përballet me Turqinë, Letoninë dhe Gjibraltarin, gjatë një interviste sqaroi zërat që qarkullojnë prej ditësh për arritjen e marrëveshjes për kalimin te Barcelona.
Mesfushori, të cilit kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të qershorit deklaroi se për momentin nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Ai ritheksoi se nuk është momenti për të folur për këtë çështje dhe se kur të vendosë për të ardhmen ai do ta bëjë publike menjëherë.