Dushani përjarget keq, ja kë i quan heronjtë e Kosovës  

Futboll

Dushani përjarget keq, ja kë i quan heronjtë e Kosovës  

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:38
Dushani përjarget keq, ja kë i quan heronjtë e Kosovës  

Dushan Saviq, nuk e ka problem të përjarget, sepse i shkon për fytyre dhe është i lindur për këtë punë. Ai kur përjarget, ka merak me u përjarg keq.

Ish sulmuesi i Cërvena CZvezdës nga Beogradi, thotë se Serbia sonte duhet të fitojë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, kundër Irlandës. Por këtij faqeziu i ra ndërmend diçka edhe jashtë sportit, se si pushtuesi serb u shkatërrua në Kosovë nga NATO.  

“Unë pres një fitore, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Kjo do të ishte një motiv shtesë për të gjithë përpara Portugalisë.

Sot është një datë e rëndësishme gjithsesi, përvjetori i sulmit kriminal të NATO-s po shënohet, unë mendoj se lojtarët duhet ta kenë parasysh këtë dhe të shikojnë heronjtë që e kundërshtuan atë, se ata duhet të luftojnë si heronjtë të Koshares dhe të gjithë të tjerët”, kështu ka thënë për “TV Prva”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat