Sami Sermaxhaj emërohet kryetrajner i ri i Drenicës!
"Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur, Sami Sermaxhaj.
Ai sot është prezentuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga Drejtori Sportiv , Lulzim Fazliu. Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij stinori.
Së bashku me Kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmës trajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.
Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit", njofton KF Drenica.