Kosova dhe Lituania zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore, në prag të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”, që është edhe e para mes tyre.
Bernard Challandes për këtë ndeshje dhe dy të radhës nuk do të këtë në dispozicion emra si Herolind Shalën e Arijanet Muriqin, ndërsa për Amir Rrahmanin ka shpresa që kthehet në ndeshjen e tretë.
Në fakt, Shala do t’i mungojë Kosovës edhe në dy ndeshjet tjera të marsit (ndaj Suedisë e Spanjës), pasi që është i infektuar nga coronavirusi, shkruan GazetaOlle.
Rrahmani mungon shkaku i lëndimit, lëndim i cili sipas të gjitha gjasave do ta lë jashtë edhe për takimin ndaj suedezëve, teksa Challandes po shpreson që së paku mbrojtësi i Napolit të jetë gati për ndeshjen ndaj spanjollëve.
Aro Muriq është mungesa tjetër e “Dardanëve” për ndeshjet e marsit, pasi që dje ai u përjashtua nga grumbullimi për arsye disiplinore.
Formacioni i mundshëm i Kosovës për sonte: Bekaj; Vojvoda, Fazliji, Dresheviq, Hadërgjonaj; Kryeziu, V.Berisha; Rashica, Zeneli, Celina; Muriqi.