Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se Gareth Bale ka mbetur i zhgënjyer nga kalimi i tij në Tottenham Hotspur.
Bale do jetë i huazuar te Tottenahm Hotspuri deri në fundin e këtij sezoni, për t’u rikthyer pastaj te “Los Blancos”.
"Ai nuk është i lumtur për kohën e tij në Tottenham dhe gjithashtu Mourinho nuk duket se është shumë i lumtur me të” - tha Calderon “talkSPORT”.
"Ai nuk ka besuar në shumë ndeshje dhe Bale është i zhgënjyer. Ndoshta kjo është arsyeja që do të dëshironi të kthehet në Real Madrid" - shtoi ai.
Reprezentuesi uellsian ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor të vitit 2022.