Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë për vitin 2021.
Përjashtimi i i portieri Arijanet Murici ka marrë jehonë edhe në vendet tjera. Së fundmi për këtë rast ka shkruar gazeta prestigjoze “Blick”.
Gazeta e njohur zvicerane e ka cilësuar portierin e Kosovës si një “futbollist skandaloz”, duke përmendur edhe rastin nga grumbullimi i kaluar kur ai ishte shoqëruar nga disa femra në hotel, pavarësisht masave strikte kundër koronavirusit.
“Ai duket të jetë djalosh skandaloz. Arijanet Muriq, numri 1 i Kosovës, në tetor, pavarësisht koronavirusit u kap me vajza në hotel, tani ai shkoi i dehur në natën e pare, pasi ekipi kombëtar u grumbullua së bashku” – ka shkruar mes tjerash “Blick”.