​Enrique paralajmëron Kosovën dhe rivalët tjerë: Luajmë me të gjithë fuqinë tonë

Futboll

​Enrique paralajmëron Kosovën dhe rivalët tjerë: Luajmë me të gjithë fuqinë tonë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:39
Luis Enrique

Pas ndeshjes miqësore me Lituaninë e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ballafaqohet me dy rivalë shumë të vështirë për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Së pri më 28 mars e pret Suedinë në “Fadil Vokrri” dhe më pas i shkon Spanjës më 31 mars në Sevilla.

Padyshim se ndeshja si mysafir me Spanjën do të jetë më e vështira për skuadrën e Bernard Challandes dhe kjo konfirmohet edhe më tepër pas fjalëve të trajnerit Luis Enriquei cili ka paralajmëruar jo vetëm Kosovën por edhe rivalët tjerë se ata do të luajnë me të gjitha kapacitete që i kanë në dispozicion.

“"Ne do të shfaqim atë se kush jemi nga ndeshja e parë, por unë jam i qetë për këtë. Unë jam trajneri i Spanjës dhe përqendrohem në këtë. Pjesa tjetër nuk më intereson, më e mirët do të luajnë.”, ka potencuar Enrique.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat