Inter-Sassuolo do të luhet më 7 Prill në ora 18.45, në të njëjtën kohë me ndeshjen tjetër Juventus-Napoli, ka njoftuar sot Lega Calcio.
Ndeshja duhej të luhej të shtunën e kaluar, por ajo u shty pasi katër lojtarë të Interit ishin testuar pozitivisht për COVID-19.
Lega Serie A ka konfirmuar se ndeshja e planifikuar nga java 28 do të luhet më 7 Prill, njëkohësisht me Juventus – Napoli.
Ndeshja midis “Bianconerëve” dhe “Azzurrëve” është ndeshja e ri-planifikuar nga java tretë.
Napoli nuk kishte udhëtuar në Torino me dy lojtarë pozitivë me Covid.