Një treshe arbitrash shqiptarë në apel. Ja sfida e sotme ku do të vendosin drejtësi.
Tre gjyqtarë të Superiores me stemën e FIFA-s do të vendosin drejtësi në sfidën e sotme miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë që do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bëhet fjalë për arbitrin nga Elbasani, Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet nga asistenët Denis Rexha dhe Dojanto Myftari.
Gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati nga Kosova. Kjo përballje pritet t’i shërbejë “dardanëve” si test përgatitës në prag të eliminatoreve të Kupës së Botës.