Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Madrid, teksa në ekipin e femrave të Atletico Madrid është rikthyer Virginia Torrecillia.
Kjo e fundit, gati 1 vit më parë u diagnostikua me tumor në tru dhe shpresat për ta fituar betejën me sëmundjen e tmerrshme nuk ishin të shumta.
Dhjetë muaj më parë, Torrecillia kreu një operacion shumë të vështirë, që për fat të mirë përfundoi me sukses dhe ditën e sotme ajo jo vetëm ka fituar betejën me sëmundjen e tmerrshme, por edhe është rikthyer në stërvitje.
Torrecillia është pritur me festë të madhe nga shoqet e ekipit dhe stafi teknik. Mrekullitë ndodhin dhe kjo është një nga rastet që e vërteton.