Kombëtarja e Belgjikës ka shëmuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Uellsit, në takimin që u zhvillua në stadiumin "King Baudouin" në Bruksel.
Për belgët shënuan De Bruyne (22'), T. Hazard (28') e Lukaku (73'- nga penalltia) dhe për Uellsin Wilson (10').
Belgët e fillojnë me fitore fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror dhe janë favoritë të grupit E, ku janë edhe Bjellorusia, Estonia dhe Çekia.
Belgjika arkëton tre pikë të mëdha në hapje të grupit.