Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka folur për Super Sport pas fitores së madhe të Kosovës në miqësore kundër Lituanisë, para ndeshjeve të rëndësishme kundër Suedisë dhe Spanjës.
“Ishte e rëndësishme ta nisim mirë, pavarësish mungesave që kishim”, tha ai.
“Besoj ia kemi filluar mirë, ishte e rëndësishme që të mos pësojmë gol dhe është një rezultat i mirë para finaleve që i kemi”.
“Gjithmonë mund të bëjmë më mirë, Vojvoda luajti qendërmbrojtës, nuk ka luajtur asnjëherë, por luajti mirë. Mund të bëjë gabime, por nuk është pozita e tij, por si ekip shpëtojmë njëri tjetrin”.
“Kosova a mund ta befasojë Suedinë? Besoj se Suedia me Spanjën janë favorit me fituar grupin. Na mungojnë shumë tifozët, janë ndihma jonë e madhe që na kanë ndihmuar gjithmonë, Sido që të jetë, duhet të luajmë si sot dhe të japim gjithmonë maksimumin për të arritur me rezultat pozitiv".