Ekipi i Trepçës 89 duket se kanë filluar një plan afatgjatë për rekrutimin e talentëve jashtë vendit.
Ekipi nga Mitrovica që garon në Superligë, ka filluar që të “pasuroj” akademinë me lojtarë të huaj, nëpërmjet një shkrimi në facebook klubi i Trepçës 89 ka prezantuar dy lojtarët e rinj që kanë nënshkruar me klubin.
Shkrimi i plotë:
KF Trepça’89 ka nisur planin e ri afatgjatë për prurjen e talenteve të reja nga jashtë vendit.
Mvuleni Madikane Logan Mnisi dhe Njabulo Dube janë prurjet e para të ketij plani afatgjatë.
Lojtarit ishin në prova tek klubi të cilat i kaluan me sukses dhe priten prurje të reja në të ardhmen.
Logan Mnisi 18 vjeqar dhe Njabulo Dube 16 vjeqar vien nga Afrika e Jugut ku ishin pjesë e akadimeve të mëdha nga klubet Afrikano Jugore.
Gjithashtu edhe këto transferime janë bërë të mundur nga agjensia ‘B&N International Sports Agency.