Norvegjia arriti që të fitojë 3-0 ndaj Gjibraltarit, mirëpo lajm i keq ishte lëndimi i Martin Odegaard.
Megjithatë, nuk duket se ky lëndim është shumë serioz dhe tifozët e Arsenalit duhet të qetësohen.
“Nuk është një dëmtim serioz. Kam shumë shpresë se Odegaard do të jetë i aftë për ndeshjen kundër Turqisë të shtunën,” ka thënë trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken.
Vetë mesfushori gjithashtu e konfirmoi këtë pas ndeshjes së Norvegjisë.
“Unë shtrembërova kyçin e këmbës, por mendoj se do të jem i aftë për ndeshjen e ardhshme,” tha ai.
Odegaard pati një ndrydhje në kyçin e këmbës pesë minuta para pjesës së parë dhe fillimisht dukej një lëndim shumë i keq, pasi Odegaard kishte qartë dhimbje.