Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Lituanisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas, u shpreh se përballë ishte një kundërshtar shumë i fortë, por se takimi ishte i mirë për të parë defektet para sfidës ndaj Zvicrës.
“Është një rezultat zhgënjyes. Ishte një ndeshje përgatitore para sfidës për eliminatorët e Kampionatit Botëror. Ne takuam një kundërshtarë të fortë, ku ndikuan edhe mungesat tona, sidomos në mesfushë që ishte faktor i rëndësishëm” – deklaroi ai.
“Kualiteti i lojës nuk ishte i dobët, ne krijuam shanse por nuk arritëm të shënojmë” – përfundoi ai.
Kujtojmë që Kosova luan ndaj Suedisë këtë të dielë, ndërsa tri ditë më pas udhëton drejt Sevillas për takimin ndaj Spanjës.