Pas vdekjes së talentit të Lazios, i biri i Igli Tares bën postimin e dhimbshëm.
Pas lajmit tragjik të vdekjes së tij, opinioni publik i është bashkuar dhimbjes për talentin 19-vjeçar të rinjve të Lacios, Daniel Guerinit.
Së fundmi ishte dhe i biri i Igli Tares, Etien Tare i cili ndau disa video dhe kujtime në rrjetin social “Instagram” me lojtarin i cilin ndërroi jetë gjatë një aksidenti mbrëmjen e së mërkurës.
Duket se Etien Tare ishte shumë i lidhur me lojtarin në fjalë saqë nuk ka kursyer as kujtimet me të duke deklaruar se për të ishte si një vëlla.