Pas fitores së thellë mbrëmjen e kaluar ndaj Lituanisë, sytë e “Dardanëve” kthehen nga takimi me Suedinë, takim i vlefshëm ky për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari “2022”.
Pas lëndimit të Amir Rrahmanit, mungesë në mbrojtje do të jetë edhe Ibrahim Dresheviq, i cili do të mungojë ndaj Suedisë për shkak të kartonit të kuq që kishte marr në sfidën ndaj Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe UEFA.
Kujtojmë që Kosova luan ndaj Suedisë këtë të dielë, ndërsa tri ditë më pas udhëton drejt Sevillas për takimin ndaj Spanjës.