Dragoshi: Superiorja ka talente

Futboll

Dragoshi: Superiorja ka talente

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:58
Dragoshi: Superiorja ka talente

Redon Dragoshi, futbollisti tjetër i Kombëtares U-21, i cili luan me ekipin e Kukësit në vendin tonë u shpreh mjaft i lumtur që është grumbulluar nga trajneri Bushi dhe theksoi se ekipi ka shumë cilësi si dhe tha se në kampionatin shqiptar ka shumë talente.

Grumbullimi me Kombëtaren: “Si fillim, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Është ndjesi e veçantë për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sepse është tjetër gjë nga klubi. Ekipi ka shumë kualitet, ka shumë lojtarë nga Shqipëria që po rriten shumë. Dhe shpresoj që t’u marrim të gjithëve maksimumin.

Futbollistët e kampionatit shqiptar: “Mendoj që jemi një shembull i mirë, sepse kemi ngjitur çdo shkallë me ngadalë. Kjo do të thotë që edhe Superliga ka shumë talente, ka shumë nivel si kampionat. Dhe besoj se është gjë e mirë për çdo futbollist që mund të luajë në Superligë si i ri, që të arrijë Kombëtaren.

Kualifikueset: “Mendoj që përveç Anglisë, të gjitha ekipet e tjera, janë pak a shumë të të njëjtit nivel, me diferenca të vogla.

Mendoj se do bëjmë mirë, pasi siç e thashë, ekipi ka shumë kualitet, ka shumë lojtarë cilësorë dhe shumica po aktivizohen edhe në klubet e tyre, që është shumë e rëndësishme për një lojtar Kombëtareje. Mendoj se do ia arrijmë objektivat".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat